Arbëri

75 vjet nga rënia e heroit Shaban Polluzha

 

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shaban Polluzha vinte nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jetën politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese.