Arbëri

Albin Kurti në “Süddeutsche Zeitung”: “Projekti për ndryshimin e kufijve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur”

Albin Kurti në “Süddeutsche Zeitung”: “Projekti për ndryshimin e kufijve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur”

Albin Kurti ka folur për herë të parë si kryeministër i Kosovës për një gazetë prestigjioze gjermane. Për “Süddeutsche Zeitung” ai është deklaruar për shumë tema: për rolin që po luan në Ballkan ambasadori amerikan në Berlin, i cili nga Donald Trumpi u emërua në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, për vdekjen e projektit për prishjen e kufijve të Kosovës, për luftimin e korrupsionit, raportet me Serbinë, për largimin e njerëzve nga Kosova, për krijimin e vendeve të punës dhe për dembelinë e skeptikëve.

Në vijim disa nga përgjigjet e Kurtit sipas temave.