Arbëri

BQK-ja s’i liron sigurimet e automjeteve, por priten lajme të mira për diasporën

BQK-ja s’i liron sigurimet e automjeteve, por priten lajme të mira për diasporën

Grupi “Marakli t’kerreve” ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Bankën Qendrore të Kosovës në lidhje me shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve.

Ky grup, më 22 nëntor të vitit të kaluar kishte protestuar para BQK-së, ku edhe i kishin paraqitur disa kërkesa ndaj këtij institucioni. Por, thotë se me mbështetjen që patën, “ishte e pamundur ulja e rritjes së sigurimit prej 26.6%”.