Arbëri

Osmani kërkon që gratë të përfaqësohen edhe më shumë, kritikon mbledhjet ku s'ka gra

Foto: KSP
 

Grupi për Ballkan ka organizuar konferencën me temën “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve me media”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se fitueset e vërteta të zgjedhjeve të 6 tetorit janë gratë pasi që një numër i madh i tyre u bënë pjesë e Kuvendit të Kosovës pa pasur nevojë për kuotë. Ajo tha se për herë të parë në këtë qeveri ka një përfaqësim nga gratë për rreth 33 për qind.