Daniel Serwer vlerëson arritjet e Kosovës në 12 vjet Foto: Koha

Daniel Serwer vlerëson arritjet e Kosovës në 12 vjet

18 February 2020 00:04

Profesori i universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka thënë se pak shtete kanë arritur më shumë se sa Kosova për 12 vite ekzistencë.

Analisti amerikan në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, të dhënë të hënën në 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka shtuar se për asnjë shtet nuk mund të thuhet se është plotësisht stabil. Ai ka folur edhe për qeverinë e re të krijuar në Kosovë, VV-LDK, raporton Koha.net.

“Qeveria është formuar në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të lira. Mediat në Kosovë në përgjithësi janë të lira. Gjykata Kushtetuese pandërprerë po demonstron pavarësi ndaj institucioneve qeveritare. Sektori publik është i zhvilluar, përfshirë edhe opozitën. Është regjistruar ngritje në sektorin ekonomik, megjithëse duhet pasur parasysh zhvillimin e ngadalshëm në hapësirën e Bashkimit Evropian”, ka vlerësuar eksperti amerikan për Ballkanin.

Serwer ka detektuar korrupsionin si një prej problemeve më të mëdha të Kosovës, me të cilin po përballen edhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme