Arbëri

Lajiq: Heqja e taksës largon një barrierë, por reciprociteti sjell tri barriera të reja

Foto: Alo
 

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, ka thënë se nëse Kosova heq taksën ndaj mallrave serbe por në të njëjtën kohë vendos masa reciprociteti siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, kjo do të thoshte heqje të një barriere por vendosje të tri të tjerave.

“Edhe nëse i heqin taksat, kthimi i prodhuesve tanë nuk do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Do të duhen ndoshta muaj. Vendin e tyre në treg e kanë zënë të tjerët. Greqia, Hungaria dhe Bullgaria e kanë rritur eksportin në Kosovë e Metohi për rreth 80 për qind, Sllovenia për 60 për qind, ndërsa Maqedonia (e Veriut) me rreth 50 për qind”, citon "Blici" të ketë thënë Lajiqi për gazetën serbe “Politika”.