Përveç korrupsionit e papunësisë, si dy prej toprreziqeve ndaj sigurisë kombëtare, në një përqindje tejet të lartë, qytetarët e Kosovës, si probleme të sigurisë i konceptojnë edhe ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe autonominë territoriale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas raportit “Dialogu Kosovë-Serbi, shqyrtimi i perceptimeve tëtë anketuarve”, i cili të premten është publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në Kosovë, korrupsioni perceptohet si rreziku më i lartë ndaj sigurisë kombëtare të shtetit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Të dhënat e këtij raporti, që në njëkonferencë janë prezantuar nga autori i raportit Plator Avdiu, tregojnë që shumica dërmuese e të anketuarve, ose 91.41 për qind e qytetarëve, e perceptojnë korrupsionin si rrezikun më të madh të brendshëm në Kosovë.
Menjëherë pas korrupsionit renditet papunësia, ku 90.98 përqind e qytetarëve e renditin atënë vendin e dytë dhe krimi i organizuar në vendin e tretë, me 89.31 përqind. Si rreziqe të nivelit të lartë, nga qytetarët janë renditur edhe migrimi me 86.27 për qind dhe ndotja e ambientit, ajri, uji dhe toka, me 80.64 për qind. Si rreziqe për sigurinë kombëtare në këtë raport janë nxjerrë edhe dy çështjet më tematike në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ndarja e Kosovës ose shkëmbimi territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 78.48 përqind dhe autonomia territoriale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë 64.61 përqind, perceptohen nga të anketuarit si rreziqe të nivelit të lartë ndaj sigurisë kombëtare”, thuhet në ra portin e QKSS-së.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, shumica e qytetarëve janë në favor të rifillimit të dialogut. Pothuajse 50 përqind e të anketuarve janëdeklaruar se dialogu duhet të vazhdojë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)