Vuçiq: Takim i vështirë me Kurtin, tashmë nuk e kam të panjohur Foto: Buducnostsrbijeav

Vuçiq: Takim i vështirë me Kurtin, tashmë nuk e kam të panjohur

14 February 2020 21:12

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të vështirë tryezën në të cilën ka qenë i pranishëm bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Takimi ka qenë i vështirë. I kam mbrojtur interesat e Serbisë dhe e kam mbrojtur popullin serb, që është detyra e imja”, ka thënë Vuçiqi për RTS-në, transmeton KTV.

Ai ka thënë se pas asaj që ka parë sot, tash e njeh mirë edhe Albin Kurtin, për të cilin ka thënë se deri më tash e ka pasur “të panjohur”.

“Nuk e keni idenë se në çfarë filma jetojnë përfaqësuesit e Prishtinës. Ata duhet kthyer në realitet”, ka thënë Vuçiqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme