Projekti i “Kosovës së Re”, investimi i të cilit kap vlerën e 1.3 miliardë eurove, sipas një vlerësimi të institutit GAP, përbën ndihmë shtetërore të palejuar, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.
Për institutin GAP, është e rëndësishme që organet e ndihmës shtetërore ta marrin për vlerësim këtë projekt, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor kryetarja Komisionit për Ndihmë Shtetërore, Fortuna Haxhijadrija, tha se institucionet në Kosovë nuk kanë shumë informata se çka përbën ndihma shtetërore.
Ndërsa ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, tha se MSA dhe ERA janë instrumentet kyç dhe udhërrëfyese për zhvillimin e Kosovës.
“MSA dhe ERA janë instrumentet kyçe dhe janë udhërrëfyes konkretë për zhvillimin e Kosovës dhe për përparimin në rrugën drejt integrimit evropian. Prandaj, po ju them mos e bëni këtë punë për ne, por bëjeni për vetë shtetin. E dyta, ERA është një listë konkrete e fushave prioritare e gjërave që duhet bërë, ofron një mundësi unike për të përforcuar këto tri shtylla, e para qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, e dyta konkurrueshmëria dhe klima e investimeve dhe e treta punësimi dhe arsimi”, tha ajo.
Këtu u tha se qëllimi kryesor është që përmes mekanizmave të monitorimit dhe të vlerësimit të informohet publiku mbi arritjen e institucioneve relevante në zbatimin e ERA-s, në mënyrë që të kërkohet llogaridhënia.