Peticioni me rreth 27 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër hidrocentraleve në Kosovë ka mbetur në sirtarët e organizatave të shoqërisë civile që nga nëntori i vitit të kaluar.
Peticionin në mbrojtje të lumenjve tetë organizatat priten që t’ia dorëzojnë Qeverisë së re, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDiana Krasniqi nga Instituti Demokratik thotë se javën e ardhshme fillimisht do të takohen me ministrin e ri të Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Zëvendësministri i Mjedisit, Avni Zogiani, ka thënë për KTV-në se peticioni do të trajtohet me prioritet në momentin që do t’i dorëzohet Ministrisë.
Zogiani ka deklaruar se do të shqyrtohen të gjitha vendimet dhe licencat e operatorëve që, sipas tij, janë dhënë në mënyrë të pakontrolluar nga qeverisja e kaluar.
Ai ka paralajmëruar se do të nisin në të ardhmen ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e mjedisit, sepse atë aktual e vlerëson të mangët.
Tetë organizata të shoqërisë civile u bënë bashkë vitin e kaluar duke iniciuar peticion nëpërmjet të cilit kërkohet nga institucionet që të ndalin degradimin e ambientit nga minihidrocentralet, të cilat janë duke u kundërshtuar nga banorët në shumë qytete të Kosovës.