Arbëri

Prindërit e fëmijëve të “Cambridge Kids” i kërkojnë MASHT-it të mos e mbyllë çerdhen

 

Disa prindër, që thonë se përfaqësojnë shumicën e prindërve që kanë dërguar fëmijët e tyre në kopshtin “Cambridge Kids”, kanë kërkuar nga MASHT-i që të mos e mbyllin atë pas incidenteve të fundit.

“Ne prindërit e “Cambridge Kids” duam që bashkërisht të reagojmë në lidhje me publikimet e fundit në media. Është publikuar një video ku shihet një edukatore teksa kryen një veprim të cilin ne të gjithë e dënojmë ashpër. Ne si prindër jemi kundër mbylljes së kopshtit sepse fëmijët tanë tashmë janë sistemuar dhe janë të lumtur brenda ambienteve të këtij kopshti”, thuhet në reagim.