Arbëri

Haxhiu takon Apostolovën, thotë se do të fuqizohet plan-veprimi i përbashkët për reformën në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Me këtë rast, Haxhiu ka falënderuar Apostolova për përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ajo e e ka njoftuar Shefen e Zyrës së BE-së, me prioritetet kryesore të cilat do t’i ndërmerr gjatë mandatit të saj dhe e siguroi se mbeten të përkushtuar në zbatimin e agjendës evropiane, përfshirë reformën në drejtësi, e cila sipas saj, do të ndjeket sipas standardeve ndërkombëtare dhe do të shënojë kthesën e duhur në luftën e pandalshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Sipas njoftimit për media, gjatë takimit u garantua mbështetje e mëtejshme nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe njëherit u pajtuan për fuqizimin e instrumenteve bashkëpunuese përmes projekteve të përbashkëta për të avancuar më tej me reformat që do të forcojnë shtetin e së drejtës.