Arbëri

Ambasada amerikane dhe zyra e Grenellit insistojnë në heqjen e taksës ndaj Serbisë

Zyra e Richard Grenellit ka mohuar se do të ndalen investimet amerikane në Kosovë, nëse vazhdon të mbesë në fuqi taksa ndaj produkteve serbe, por edhe nëse vendoset masë reciprociteti.

Por, në një përgjigje për Kohavisionin, zëdhënësi i të dërguarit special të presidentit Donald Trump, ka thënë se taksa e vendosur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, është duke dëmtuar bizneset amerikane në Kosovë, raporton KTV-ja.