Arbëri

Grenell: Administrata Trump po përpiqet të pajtojë Kosovën e Serbinë pa imponuar një “ide amerikane”

Grenell: Administrata Trump po përpiqet të pajtojë Kosovën e Serbinë pa imponuar një “ide amerikane”

Emisari special i presidentit të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell thotë se pavarësisht progresit të bërë, ka një rrugë të gjatë për të normalizuar marrëdhëniet midis dy palëve.

Duke folur në një emision të radios amerikane me gazetarin Hugh Hewitt në lidhje me rinovimin e paralajmëruar të linjës ajrore Beograd-Prishtinë dhe trafikut hekurudhor, siç transmeton rtk, Grenell tha se sugjerimi i presidentit amerikan Donald Trump ishte të përdorë ekonominë për të ngritur çështje politike.