Kolona të gjata pothuajse për çdo ditë, shpeshherë edhe aksidente të shkaktuara e në anën tjetër fare pak punë.
Kjo është gjendja me të cilën po përballen tash e disa muaj me radhë qytetarët në hyrjen kryesore për në kryeqytet, në lagjen “Veternik”, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZvarritja e punimet për zgjerimin e rrugës nacionale, bashkë me urën për kyçje në autostradën “Ibrahim Rugova” të kësaj lagjeje të kryeqytetit, po u shkakton vështirësi vozitësve të automjeteve.
Në këtë vendpunishte për dallim prej ditëve të tjera kur shiheshin fare pak punëtorë duke punuar, aty të martën u pa një numër dukshëm më i madh i tyre dhe makinerive.
Shkak si duket u bë vizita e ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, të cilit iu tha se punimet do të përfundojnë në fillim të muajit marsit.
Ndërsa menaxheri i projektit Zijadin Mehemeti ka dhënë lajme të mira edhe për aksin kryesor Prishtinë-Ferizaj dhe autostradën.
Projekti i këtij rrethrrotullimi të ri do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 2.5 milionë euro dhe në fillim të tij ishte paraparë që punimet të përfundonin në janar.