Arbëri

Raporti i PE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në, të liberalizohen vizat me Kosovën

Raporti i PE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në, të liberalizohen vizat me Kosovën

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Samitin e Zagrebit, Tonino Picula, ka përgatitur projekt-rezolutën e këtij institucioni për procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit, bazuar edhe në metodologjinë e rishikuar të Komisionit.

Euronews Albania ka zbuluar dokumentin e sapo përgatitur, i cili pritet të votohet para samitit të Zagrebit në seancë plenare dhe pas ndryshimeve që do të sjellin grupet e ndryshme politike në Parlament.