Eksperti virolog në SHBA, Arban Domi, tha se zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit kërkon shumë muaj punë, por edhe pas kësaj duhet kohë deri sa vaksina të ketë hyrë në prodhim masiv.
Dr. Domi, i cili është drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, pranë qytetit Atlanta në shtetin amerikan të Xhorxhas, i tha Zërit të Amerikës se virusi i ri përhapet më shpejt se sa gripi, por edhe pse është një virus më pak i njohur, nuk ka vend për panik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDr. Domi punon prej vitesh në fushën e virologjisë. Ai thotë se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit.