Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

2080 studentë do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti”

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, për vitin akademik 2018/2019, në afatin e parë do të pranojë 2080 studentë në 18 drejtime përkatëse.

universitet përmes një komunikate për medie njofton se do të pranohen në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin Juridik.

“UPZ, studentët e rinj i pret në programe studimore bazuar në kërkesat e tregut dhe me kushte më të mira në të gjitha aspektet, me staf adekuat akademik dhe infrastrukturë bashkëkohore. Konkursi do të publikohet në webfaqen e universitetit www.uni-prizren.com”, përfundon njoftimi.

Artikuj të ngjashëm