Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira, herë-herë me reshje shiu e në vise kodrinoro-malore edhe borë, pritet të mbajë në pesë ditët e ardhshme në Kosovë, duke nisur nga 10 shkurti.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihen

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.