Arbëri

Merkel uron Kurtin, e fton për vizitë në Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për vizitë në Berlin.

Ajo ka thënë se do ta presë me gëzim Kurtin në vizitë në Berlin.

Merkel tutje ka renditur disa nga problemet me të cilat qeveria e Kosovës duhet të përballet.

“Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira para jush. Këtu përfshihet sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe, në veçanti, dialogu për normalizim me Serbinë. Këta janë hapat kryesorë në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj”, ka thënë Merkeli në letrën e urimit dërguar Kurtit, raporton Koha.net.

Ndërkaq, në fund ka thënë se Qeveria Federale gjermane do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë rrugë.