Arbëri

Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Ambasada e Amerikës në Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e artistes Nexhmije Pagarusha.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane ka ngushëlluar familjen, shokët dhe të gjithë artistët.

“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, kanë shkruar ambasada amerikane në Twitter.

Nexhmije Pagarusha ka vdekur dje në moshën 86 vjeçare. Varrimi i saj do të bëhet në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Ndërkaq sot, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka njoftuar se e diela do të jetë ditë zie shtetërore, në nder të veprës së artistes Nexhmije Pagarusha.