Arbëri

Rexhep Selimi propozohet për shef të Grupit Parlamentar të VV-së

Foto: Alban Bujari / Koha

Deputeti Rexhep Selimi është propozuar të jetë shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Koha.net mëson se një propozim i tillë pritet të votohet nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie.

Shef i këtij grupi, legjislaturën e kaluar ishte Glauk Konjufca i cili tash mban postin e të parit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar ka marrë 29 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke u renditur kështu partia e parë.