Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka ironizuar me letrën e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, që sot ia drejtoi kryeministrit Albin Kurti.
Letra, kishte të bëjë me taksën. Haradinaj, e luti Kurtin mos ta heqë taksën ndaj Serbisë.
LEXO EDHE: Haradinaj letër të hapur Kurtit, e lut të mos e heq taksën
E Basha, ia ka përmendur edhe ca çështje tjera Haradinajt, në një postim në facebook.
“Thanë Ramushi i paska çu letër Albinit m’i kallzu diçka për liberalizimin, rezervat shtetërore, punësimet në Postë e Telekom, emërimet e paligjshme në Doganë e AKI, por edhe diçka për nja 50 milion për Bechtel-Enka. Nuk e di nëse ka kërku m’i rujt edhe postet e 83 zv. Ministrave në Qeverinë e tij, por ka mundësi ka lobu edhe për ta. Besoj Albini ka m’i marrë parasysh krejt, faleminerës prej tij”, ka shkruar Basha.
Kujtojmë dhe njëherë se kryeministri Kurti, ka paralajmëruar se taksën do ta kthejë në reciprocitet me Serbinë.