Arbëri

Berisha refuzon të jetë këshilltar politik me pagë i Qunit, i ofron ndihmë miqësore

Foto: MeM
 

Ministri i sapozgjedhur i Mbrojtjes, Anton Quni, me të marrë detyrën, i ka propozuar ish-ministrit Rrustem Berisha që të angazhohet si këshilltar i tij.

Ky i fundit ka sqaruar se nuk do të pranojë të bëhet këshilltar politik i tij, por shtoi se është i gatshëm t’i dalë në ndihmë ministrit Quni, qoftë si këshilltar i jashtëm apo edhe të angazhohet në këshillimin e tij në formë miqësore.