Arbëri

Kurti për heqjen e fotos së Thaçit nga Osmani: Mbase e ka vërejtur ndonjë mungesë

Kurti për heqjen e fotos së Thaçit nga Osmani: Mbase e ka vërejtur ndonjë mungesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndoshta kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vërejtur ndonjë mungesë kur ka vendosur ta largojë nga zyra e saj fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, e ta zëvendësojë atë me të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Unë nuk e paskam ndjekur këtë lajm, sepse kam qenë me takime e aktivitete prej mëngjesit. Unë nuk besoj që ajo shpreh qëndrime e bën veprime pa arsye të thella. Unë besoj në arsyen e Osmanit që më së miri është ta shprehë ajo. Mbase e ka vërejtur ndonjë mungesë dhe ka vepruar ashtu”, ka thënë ai për televizionin publik.