Arbëri

Stano: Emërimi i të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi është ide

Foto: Peter Stano / Twitter
 

Emërimi i një të dërguari të posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi nuk është përfundimtar, por një ide që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e ka diskutuar me zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd, tha për gazetarët në Bruksel zëdhënësi i Borrellit, Peter Stano.

“Në takimet me bashkëbiseduesit e tij, Borrelli e ka përmendur idenë që një zyrtar evropian të ngarkohet me agjendën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo ka qenë një nga shumë idetë që janë diskutuar me partnerët”, tha Stano, raporton REL.