Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, nëpërmjet një bisede telefonike, ka uruar homologun e tij nga Kosova, Glauk Konjufca për detyrën e re.
Cakaj thotë se së bashku me Konjufcën kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellët për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Koha.net.
“Nëpërmjet një bisede telefonike kam uruar Ministrin e ri të Jashtëm të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, për detyrën e tij të re dhe kemi shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve, Kosovës e Shqipërisë !”
Cakaj tutje ka falënderuar ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin për bashkëpunim:
“Në të njejtën kohë, dua të falënderoj nga zemra tashmë ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për sjelljen shumë bashkëpunuese e korrekte e kontributin e tij të vyer për shqiptarët kudo ndodhen. Z. Pacolli ka bërë një punë të palodhshme për shtimin e numrit të njohjeve të Kosovës dhe ruajtjes së njohjeve ekzistuese. Për më shumë, ai ka punuar me përkushtim për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve tona. Në këtë kontekst, mes shumë të tjerash, Pacollit i mbetem tepër mirënjohës edhe për përgjigjen pozitive të kërkesës sonë për t'i siguruar Shqipërisë qasjen në hapësirat e konsullatave të Republikës së Kosovës në Malmo, Dyseldorf, Stuttgard, Hamburg e Toronto !
Koha për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.”