Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet votimi i Qeverisë Kurti.
Koalicioni VV-LDK të dielën zyrtarizoi marrëveshjen për bashkëqeverisje. Krerët e partive bënë të ditur se do të krijojnë qeveri me 15 ministri, me partitë që do të udhëheqin me nga gjashtë sosh. Tri u takojnë minoriteteve.
Sot pritet edhe largimi i Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes si kryeparlamentar, e në vend të tij pritet të caktohet Vjosa Osmani e LDK-së.
Në sallën e Kuvendit janë parë të gjithë zyrtarët që dje u raportua se janë propozuar për ministra të rinj.