Arbëri

Qeveria Kurti do të trashëgojë një varg obligimesh financiare e vendimesh të kundërligjshme

Qeveria Kurti do të trashëgojë një varg obligimesh financiare e vendimesh të kundërligjshme

Një varg obligimesh financiare e vendimesh të kundërligjshme do të trashëgohen nga Qeveria Haradinaj tek ajo Kurti, e cila pritet të votohet të hënën (sot) në Kuvendin e Kosovës, pas marrëveshjes për qeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të nënshkruar të dielën.

Kontrata për ndërtimin e “Kosovës së Re”, e cila e obligon Kosovën për të blerë energji të prodhuar nga qymyri për një operator privat për 20 vjetët e ardhshëm dhe me paralajmërime për ndëshkime financiare, do të jetë një ndër sfidat kryesore me të cilat do të përballet kjo qeveri, shkruan sot “Koha Ditore”.