Arbëri

Dy tërmete brenda dy orësh lëkundin Shijakun

Dy tërmete brenda dy orësh lëkundin Shijakun

Të dhënat e Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), bëjnë të ditur se në dy orët e fundit, Tirana është goditur nga dy tërmete me magnitudë prej 3.9, respektivisht 2.0.

Epiqendra e tërmetit, sipas EMSC-së, ishte në Shijak. Tërmeti i parë është regjistruar në orën 22:05, teksa i dyti në 22:41, sipas orës lokale, raporton Koha.net.