Nisma Socialdemokrate thotë se nuk do ta votojë qeverinë në krye me Albin Kurtni, e cila pritet të dalë për votim në Kuvend të hënën.
Këtë e ka konfirmuar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë për KosovaPress se deputetët e partisë së Fatmir Limajt, nuk do të votojnë pro qeverisë Kurti.
Po ashtu ai ka thënë se Nisma nuk e përkrah opsionin për qeveri të pakicës, duke shtuar se kjo nuk do të ishte zgjidhje e mirë për vendin.
Pak më herët, në një shkrim në facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, tha se ia vlen të formohet një qeveri e pakicës.
Madje, ai edhe bëri thirrje që të votohet një qeveri e tillë.
“Ky është mendimi i imi krejt personal dhe po të isha deputet në Kuvendin e Kosovës, vota ime do të shkonte për Qeverinë e pakicës së majtë. Bile në ketë rast u bëjë thirrje deputetëve të orientimit të majtë, nëse ka, që t’i bashkojnë votat për Qeverinë e pakicës”, shkroi Krasniqi.