Arbëri

Policia, Prokuroria dhe KQZ-ja të gatshme për zgjedhjet e 11 qershorit

Policia e Kosovës, Prokuroria e shtetit dhe Komisioni Qendror zgjedhor, kanë mbajtur një takim me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit të veprimeve, ku është shpalosur programi orientues për policinë e Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhjet e parakohshme tha ata janë të angazhuar për mbrojtjen e votës së qytetarit dhe se me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, Prokuroria e shtetit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me KQZ, Policinë e Kosovës, Panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.