Arbëri

Konjufca në Bruksel: Zhgënjyese që kosovarët janë të izoluar

Konjufca në Bruksel: Zhgënjyese që kosovarët janë të izoluar
 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel tha se Parlamenti Evropian ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor.

“ Ne në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë rëndësinë e Projektit Evropian. Qysh prej përfundimit te luftërave të viteve 90, procesi i Integrimeve Evropiane e ka drejtuar shoqërinë tonë drejt demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Shoqëria jonë ka ndërtuar institucione të pavarura, media pluraliste dhe shoqëri civile aktive”, tha Konjufca.