Kroacia kryeson presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, Apostolova dhe Barishiqi paraqesin prioritetet

Kroacia kryeson presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, Apostolova dhe Barishiqi paraqesin prioritetet

29 January 2020 12:51

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, paraqitën sot prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Apostolova, në fjalën e saj tha se Finlanda në mënyrë profesionale ka drejtuar punën e Bashkimit drejt një agjende të re strategjike, me objektivat e saj kryesore të rritjes ekonomike të qëndrueshme mjedisore, përfshirjes sociale dhe forcimit të kompetencave të qytetarëve më një mjedis të formuar nga digjitalizimi.

“Marrëveshja e gjelbër e Evropës, e paraqitur nga Komisioni i ri do të rrisë ndjeshëm efektivitetin e politikës klimatikë të BE-së”, tha Apostolova, raporton Koha.net.

Apostolova theksoi se tash puna për të udhëhequr Këshillin e BE-së, si dhe presidenca, kalon tek Kroacia.

“Falënderoj Ambasadoren Barishiq për partneritetin e ngushtë dhe angazhues që tashmë kemi. Ky pranim-dorëzim i presidencës është veçanërisht emocionues pasi do të jetë hera e parë që Kroacia- shteti anëtar më i ri i BE-së, merr këtë rol të rëndësishëm. Viti 2020 paraqet kohën për ndryshim dhe rinovim të projektit tonë të përbashkët - kohën kur lidershipi efektiv kërkohet me shumë se kurrë”, tha tutje Apostolova.

Ajo gjithashtu njoftoi se këtë të shtunë, MB-ja do të largohet nga Bashkimi tyre për të marrë një drejtim tjetër.

“Uniteti ynë do të mbetet i domosdoshëm ndërsa negociojmë marrëdhëniet e ardhshme. Angazhimet që kemi bërë me Marrëveshjen e gjelbër të Evropës do të testohen në nivel global dhe lokal. Bisedimet për buxhetin e ardhshëm të Bashkimit deri në vitin 2027 do të hyjnë në etapën kryesore, me negociatat mbi të gjitha aspektet e politikave dhe të financimit të unionit - jashtëzakonisht të rëndësishme për të siguruar funksionimin e qetë të BE-së dhe zbatimin e programeve të planifikuara, përfshirë IPA-në dhe si mund t'i shërbejnë më së miri interesave tona të përbashkëta në fqinjësi”, tha Apostolova, përcjell Koha.net.

Ajo gjithashtu theksoi se fqinjësia tyre do të kërkojë një perspektivë të qartë në rrugën përpara për zgjerim, me një vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut afër në horizont.

Ndërkaq, ambasadorja Borishiq, tha se është nder dhe kënaqësi që Apostolova u bashkua sot në prezantimin e përparësive të Presidencës Kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Për Kroacinë, Bashkimi Evropian ka qenë dhe është një projekt i paparë i paqes, një komunitet i bazuar në vlera te përbashkëta dhe solidaritet, dhe anëtarësimi në BE ka qenë një qëllim strategjik për ne që nga pavarësia jonë në vitin 1991. Ne jemi bërë anëtar i plotë i BE-së ne vitin 2013, pas pak me pak se gjashtë vjet bisedimesh. Sot, 8 vjet e giysmë pas transmit tonë, ne jemi të nderuar që jemi në krye të Presidencës”, tha Borishiq.

Ajo tha se “Ne duam një Evropë ekonomikisht të fortë për të forcuar vendet tona dhe për të përmirësuar statusin e qytetarëve”.

“Ne besojmë se sfidat mund të arrihen vetëm duke vepruar së bashku, të bashkuar në një Evropë të fortë. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur "Një Evropë të fortë në një botë sfidash" si moto për presidencën tonë të parë. Ne besojmë se pasqyron vizionin e një Bashkimi Evropian që vepron në të mirë të të gjitha shteteve anëtare dhe qytetarëve”, tha tutje ajo, raporton Koha.net.

Programi i Presidencës Kroate është i ndarë në katër fusha prioritare:

1) Një Evropë në zhvillim

2) Një Evropë që lidhe

3) Një Evropë që mbron

4) Një Evropë me ndikim

“Përveç këtyre katër shtyllave, në rendin e ditës ekzistojnë edhe disa detyra kryesore politike, perkatësisht: Korniza Financiare Shumëvjeçare, Zgjerimi, Konferenca për Ardhmërinë e Evropës dhe Marrëdheniet e reja me Mbretërinë e Bashkuar”, tha tutje ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme