Pajtimi i vetëm, përfshirja e QUINT-it Foto: Alban Bujari / Koha

Pajtimi i vetëm, përfshirja e QUINT-it

Fitim Gashi Fitim Gashi 28 January 2020 07:15

Pa marrëveshje ka përfunduar edhe takimi i së hënës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. I radhës do të mbahet të martën, por me prezencën edhe të ambasadorëve të QUINT-it dhe me shefen e Misionit të BE-së në Prishtinë, të cilët janë ftuar me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Burime të gazetës brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se fillimisht ka pasur rezistencë nga ana e LDK-së, për përfshirjen e QUINT-it në negociatat mes subjekteve që po tentojnë arritjen e koalicionit, por që pastaj janë pajtuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burimet kanë thënë se përfshirja e ambasadorëve është kërkuar për shkak të mosbesimit të ndërsjellë dhe arsyet që mund të paraqiten në rast të dështimit të marrëveshjes, “i cili ka më shumë gjasa të ndodhë”.

As në takimin që u zhvillua brenda Kuvendit nuk ka pasur lëvizje nga qëndrimet e betonuara të VV-së dhe LDK-së. Nyja e marrëveshjes është posti i kryeparlamentarit. Sipas burimeve, mandatari për kryeministër, Albin Kurti, e ka përsëritur se nuk mund të ketë kthim para seancës së 26 dhjetorit, kur Glauk Konjufca u zgjodh kryeparlamentar edhe me votat e deputetëve të LDK-së. Në këmbim të kryeparlamentarit, Kurti ka ofruar për LDK-në të përzgjedhë njërën prej ministrive të rëndësishme. Oferta ka qenë që ndarja e dikastereve të jetë 6 me 4 ose 7 me 5, në favor të LDK-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme