200 vende për punë praktike do të hapen për gratë dhe vajzat kosovare Artikulli i sponsorizuar

200 vende për punë praktike do të hapen për gratë dhe vajzat kosovare

27 January 2020 19:45

Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) ka lansuar projektin e dytë në kuadër të programit “Gratë në Energji”, të titulluar “Punë Praktike me Pagesë për Gratë në Energji”.

Qëllimi i këtij programi është të mbështes punësimin e grave duke iu ofruar atyre përvojë në punë praktike me pagesë në institucionet publike, entitetet private, organizata jo-qeveritare dhe organizata ndërkombëtare që janë pjesë e sektorit të energjisë në Kosovë.

Image
Foto: Faton Ademi

200 gra, përfshirë këtu studente të nivelit Master, studente në vitin e fundit të studimeve Bachelor dhe studente të diplomuara në tre vitet e fundit por të papunësuara, do të jenë përftuese nga ky projekt, në ndërkohë që MFK u ka bërë thirrje edhe institucioneve publike, organizatave dhe kompanive private në sektorin e energjisë në Kosovë për shprehje të interesit për të ofruar vende për punë praktike me pagesë që do të ofrohet nga vet MFK.

MFK mbetet e përkushtuar të krijojë një mjedis të përshtatshëm për më shumë mundësi të përfshirjes gjinore dhe sociale dhe të ndihmojë në zvogëlimin e hendekut gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë.

* Artikulli i sponsorizuar

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme