Arbëri

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës e kërkon me qira Parkun e Inovacionit në Prizren

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi në një konferencë për media, ka thënë se Ministria e Inovacionit ka mundësi ta mbështesë këtë kompani, në mënyrë që Parkun e Inovacionit në Prizren t`u jepet në përdorim për trajnim të punëtorëve.

Sipas tij, Telekomi e posedon CISCO dhe Microsoftin, të cilët do të vihen në dispozicion për qytetarët, me një çmim minimal.

Ndërkaq Muzafer Shala, ministër në detyrë i inovacionit ka thënë se kjo ministri do ta mbështesë Telekomin.

“Ne kemi vendosur që qiraja të jetë e lirë për ta 0.50 cent për metër katrorë. Por, ne do ti shfrytëzojmë edhe këto programe për qytetarët e tonë.

Aktualisht në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve janë strehuar familje nga Shqipëria, të cilët u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.