Kryetari i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, Valon Prestreshi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se është duke i analizuar me kujdes ankesat e bizneseve për rritjen e çmimit të çimentos “të aplikuar nga një ndërmarrje e cila ka pozite të fuqishme në treg”.
“Në bashkëpunim edhe me partnerët tanë, Oden Afariste të Kosovës, do të veprojmë bazuar në dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTregu I çimentos ishte subjekt i trajtimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës edhe në të kaluarën, ndërsa gjatë vitit 2019 kemi arritur që me kohë ta parandalojmë një kartel të tipit oligopolisitk i cili do të shkakton shtrembërim dhe çrregullim serioz të konkurrencës tregtare në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Prestreshi.