Arbëri

Grenelli për AP-në: SHBA-ja do që Kosova e Serbia të fokusohen në ekonomi dhe vende të reja pune

Grenelli për AP-në: SHBA-ja do që Kosova e Serbia të fokusohen në ekonomi dhe vende të reja pune

I dërguari special i presidentit amerikan Donal Trump, për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, ripërsëriti sot se një marrëveshje për të riaktivizuar shërbimin hekurudhor midis dy rivalëve të Ballkanit, Kosovës e Serbisë, është e rëndësishme për të dy kombet.

Richard Grenell, i cili është edhe ambasador amerikan në Berlin të Gjermanisë, tha sot për “The Associated Press” se vendosja e linjave hekurudhore u bë pasi zyrtarët amerikanë ndërmjetësuan një marrëveshje tjetër në fillim të kësaj jave, për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, pas 21 vjetësh, transmeton Koha.net.