Karikaturisti i “Kohës Ditore”, Jeton Mikullovci – Jemi, për numrin e sotëm të gazetës ka përzgjedhur ta ilustrojë përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Jemi, Grenellin e ka paraqitur si një magjistar i cili nxjerr nga kapela e tij magjike marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje këto të cilat arriti t’i realizonte për pak ditë, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE para ishte ajo për linjën ajrore mes dy kryeqyteteve, Prishtinës dhe Beogradit, dhe tjera për linjën hekurudhore dy vendeve. E tërë kjo u arrit për vetëm 4-5 ditë.
Marrëveshja për linjën ajrore u nënshkrua në Berlin, kurse marrëveshja për linjën hekurudhore pritet të nënshkruhet ditëve në vijim, po në Berlin.
Këtë ilustrim si duket e ka pëlqyer stafi i Ambasadës Amerikane në Berlin, ku ambasador është Grenelli. Kjo pasi në profilin zyrtar të kësaj ambasade në Instagram, ata kanë shpërndarë karikaturën e “Magjistarit Grenell”, të cilën e kanë përcjellë me një shkrim.
“Në rolin e tij si i Dërguar Special Presidencial për bisedimet për paqe mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori Grenell javën e kaluar ishte i dobishëm në arritjen e një marrëveshjeje historike për fluturime direkte mes Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vjetësh. Rikthimi i lidhjes hekurudhore është hapi i radhës në gjenerimin e zhvillimit ekonomik”, shkruan kjo Ambasadë në Instagram.

Edhe Grenelli e ka shpërndarë të njëjtën, me një mbishkrim të shkurtër “LOL”, që në shqip i bie “Të vdesësh së qeshuri”.
