Pacolli thotë se Grenelli po jep mesazhe që ky i ka dhënë prej vitit 2004

Pacolli thotë se Grenelli po jep mesazhe që ky i ka dhënë prej vitit 2004

24 January 2020 20:40

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka komentuar mesazhet që po i jep i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, të cilat lidhen me ekonominë dhe rritjen e vendeve të punës.

Thotë, se ndihet i nderuar që s’është i vetëm në këtë aspekt, pasi sipas tij, të njëjtat mesazhe i ka dhënë prej vitit 2004 dhe ka punuar rreth kësaj teme.

“Po e shohim që në të gjithë mesazhet e Ambasadorit amerikan Grenell, të Dërguarit Presidencial për dialogun, fjala kyçe është ekonomia. T’i japim të ardhme të rinjve; vende pune; zgjidhjet do vijnë nga ekonomia; duhet të dëgjojmë komunitetin e biznesit! Etj. Kjo që thotë Ambasadori, në vijën e mësimeve të Presidentit Trump për zgjidhjen e konfliktit nuk është zbulim i madh. Është eksperienca e përbotshme e post konflikteve që e afirmon këtë. Mësimet e kësaj eksperiencës janë para nesh! Kjo ndodh ndërsa ne të pushtuar nga polemika ndërshqiptare shterp jemi të verbër dhe të shurdhër për t’ i kuptuar këto mësime”, shkruan Pacolli, transmeton Koha.net.

Pacolli, në postimin e tij në facebook thotë se “Prej 2004 i kam thënë këto të vërteta, kam punuar për to, jam sulmuar për to”.

“Jam shumë i nderuar që nuk jam vetëm në artikulimin e tyre! Shpresoj se ka shumë mes nesh që do dalin nga kllapia e demagogëve të rrejshëm që e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të sotmen e tyre me retorikë lufte dhe do punojnë të ndriçuar nga të vërteta të thjeshta si këto! Ne fituam luftën, por rrezikojmë të humbim paqen nëse s’ veprojmë në kohë! Kemi humbur kohë, por të mos humbim as miqtë që na ndihmuan atëherë dhe sot! Më mirë vonë se kurrë!”, përfundon Pacolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme