Arbëri

Haxhiu: Dikur shpifnin për Glaukun në SHIK, tash për “Syrin e Popullit”

Descriptive Text

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një postim në rrjetin social “Facebook”, reagimin e PDK-së kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës e ka cilësuar “përpjekje e dështuar me qëllim të njollosjes”.

“Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën "Syri i Popullit". Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal.

Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit. PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv”, ka shkruar Haxhiu në reagimin e saj.