Grenell në Beograd: Nëse s`ka marrëveshje Prishtinë-Beograd, tërhiqemi

Grenell në Beograd: Nëse s`ka marrëveshje Prishtinë-Beograd, tërhiqemi

24 January 2020 10:57

I dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, gjatë qëndrimit në Beograd ka deklaruar se nëse Prishtina dhe Beogradi nuk arrijnë marrëveshje, SHBA-të do të tërhiqen, bën të ditur B92, transmeton Koha.net.

"Kur flasim për diçka nëse është korrekte, nuk është në punën time të flas. Mua më takon t`i ofroj të dy palët, ndërkaq e tyre mbetet të vendosin. Ato duhet të më thonë se çfarë duan dhe çfarë mendojnë. Po përpiqem për një orientim kah një ardhmëri më e mirë për njerëzit në Kosovë dhe në Serbi. Në duhet të bëjmë gjithçka që të tejkalohet ajo që shihet si konflikt. Nëse te dy palët nuk duan të lëvizin për arritjen e një marrëveshje, ne do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në një konferencë për media pas takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka përsëritur qëndrimin, sipas të cilit Kosova duhet ta heqë taksën, teksa Serbia duhet të ndalojë me përpjekjet e saj për t`i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqiptarii10/02/2020 09:42

Kjo i shkon per shtati vetem Beogradit... bash per qef t'tyne paska fol... por fajet i kan balat tone qe e kan shti vendin ne udhe pa krye kurse tani rrethanat ne bote ndryshojne, kurse fuqite e medha, Amerika, nuk e kan vetem Kosoven prioritet. Amerika na shpetoi por Amerika nuk i don parazitet, pakurrizoret dhe sahanlepiresit si BALAT tone qe neve popullit na e hengren edhe ashtin kurse ndaj shjæut dhe nderkombetareve i shesin interesat e vendit per lekuren e tyre dhe nuk qesin ze edhe n'qaf me i shkel e behen tepih per ta.

Shto koment

Të ngjashme