Arbëri

Partia Demokratike pjesë e listës së përbashkët të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi

Partia Demokratike pjesë e listës së përbashkët të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se marrëveshjes së paradoditshme të subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës për një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, i është bashkuar edhe Partia Demokratike, raporton Koha.net.

“Sot marrëveshjes së unitetit politik të Luginës së Preshevës iu bashkua edhe Partia Demokratike. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, marrëveshjen e firmosi edhe kryetari i këtij subjekti, z. Nagip Arifi. Në takim nënvizuam edhe njëherë rëndësinë e patjetërsueshme të bashkimit politik e bashkëpunimit ndërpartiak në mbrojtje të interesave kombëtare e politikave zhvillimore në përgjithësi”, ka bërë të ditur Cakaj.