Arbëri

Demaku: Për cilësinë e dobët në arsim fajtor është ASHAK-u

Demaku: Për cilësinë e dobët në arsim fajtor është ASHAK-u
Foto: Koha/Arkiv

Themeluesi i qendrës së mendimit pozitiv në Kosovë, njëherësh autor i shumë veprave, Daut Demaku, në një intervistë për KosovaPress-in, tregoi tmerrin që e ka hasur gjatë vizitave që i ka bërë disa shkollave dhe kolegjeve private në Kosovës. E për cilësinë e dobët në shkollat publike, fajtor kryesor thotë se është Akademia e Shkencës dhe Artëve në Kosovë, kurse sa i përket kolegjeve private, ai thekson se këto të fundit janë shndërruar në bizneset më të fuqishme të Kosovës

Demaku thotë se Akademia e Shkencës dhe Artëve në Kosovë, është shndërruar në pengesë dhe bllokues serioze sa i përket arsimit. E krejt kjo sipas tij, për shkak se akademia lejon të diplomohesh pa meritë, të fitosh grada e lidhje me klane dhe të kopjosh. Sipas tij, ky rezultat bartet edhe te Ministria e Arsimit, të cilët pastaj nuk janë në gjendje të marrin reforma serioze në arsim.