Arbëri

Bajrami: Pa një qeveri të duhur, s’mund të ketë progres në dialog apo ekonomi

 

Kryeredaktori i gazetës "Koha Ditore", Agron Bajrami, në një postim në rrjetin social Twitter, duke iu referuar qëndrimit të të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell në Kosovë, ka shkruar se asnjë përparim në dialog e ekonomi nuk mund të bëhet pa pasur qeveri të re në Kosovë, duke shtuar se bisedimet për koalicion janë çështja kryesore, raporton Koha.net.

“Pra, Ambasadori Grenell është në Prishtinë, jo për të ndërhyrë në bisedimet e koalicionit, por për të bërë presion për dialogun dhe ekonominë mes Kosovës e Serbisë. Por, pa një qeveri të duhur, s’mund të ketë progres në dialog apo ekonomi. Prandaj, bisedimet për koalicion janë çështja kryesore këtu...”, ka shkruar ai.