PDK-ja zgjedh nënkryetarët, sekretarin e ri dhe udhëheqësit e departamenteve

PDK-ja zgjedh nënkryetarët, sekretarin e ri dhe udhëheqësit e departamenteve

22 January 2020 14:34

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e saj të parë ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Kjo është lista e emërimeve të reja:

Uran Ismaili - Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së

Agim Aliu, nënkryetar

Shaqir Totaj, nënkryetar

Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative

Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale

Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë

Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore

Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës

Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës

Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit

Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale

Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion

Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi

Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Depertamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët

Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore.

Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së, thuhet në kumtesën për media, përgëzuan të porsa zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

"Po ashtu, u rikonfirmua zotimi për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi", përfundon njoftimi. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme