Arbëri

Qeveria e Kosovës ndan gati 60 mijë euro për punëtorët në Rezidencën Ibrahim Rugova

Foto: Koha

Gati 60 mijë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për pagesën e punonjësve të angazhuar në Rezidencën Ibrahim Rugova, në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se shuma e saktë e ndarë për këtë çështje është 57 mijë e 944 euro.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për pagesën për një vit, në periudhën janar-dhjetor 2020.