Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, sot kur u bënë 14 vjet nga vdekja e tij.
“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, sot zhvillova homazhe tek varri i tij, që në emër të institucioneve të Kosovës por edhe si njerëz e bashkëpunëtorë, të nderojmë veprën e tij”, shkruan Haradinaj.
Ky moment, thotë Haradinaj, që mbahet në mend gjithë jetën, ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës.
“Një nderim i jashtëzakonshëm i të gjithë neve, i miqve, ndaj figurës së presidentit Rugova. Kosovën e presin sfida të mëdha, por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë”, përfundon Haradinaj.