Sot është bërë e ditur arritja e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në ambasadën e SHBA-së në Berlin, për vendosjen e linjës së fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd nëpërmjet kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa”.
Deri tani, autoritetet kosovare kanë dhënë informacione të kufizuara lidhur me përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje. Qytetarët e Kosovës janë të painformuar mbi përmbajtjen e saj dhe procesin vendimmarrës që i ka paraprirë arritjes së kësaj marrëveshjeje.
Për më tepër, publiku nuk ka informacion për implikimet që kjo marrëveshjeje mund të sjellë, p.sh. me çfarë dokumente udhëtimi do të mundësohet udhëtimi i qytetarëve në mes të këtyre dy kryeqyteteve dhe çështje të tjera që derivojnë nga kjo marrëveshje.
Sipas një njoftimi për media, KDI kërkon nga autoritetet e Republikës së Kosovës që të njoftojnë publikun mbi përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje dhe implikimeve të saj. Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm dhe përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e dialogut dhe normalizimin të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, KDI-ja u bën thirrje autoriteteve të Republikës së Kosovës që të përkushtohen për transparencë dhe llogaridhënie, si parakusht për rritjen e besimit të publikut në procesin e normalizimit.
-
LDK-ja e quan pozitive linjën Prishtinë-Beograd, VV s’deklarohet, e Lekaj thotë se taksa s’duhet të hiqet
-
Nisin fluturimet direkte drejt Karlsruhe/Baden dhe Brukselit
-
KDI: Vendimi i sotëm i Qeverisë të pasohet me aplikimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Serbisë
-
Platforma e Shoqërisë Civile për Dialog kërkon transparencë nga Qeveria
-
Kurti thotë se ajo që u nënshkrua për linjën e fluturimeve Prishtinë – Beograd, nuk është marrëveshje